Sot Robert dhe Patris Berisha humbën personin e tyre të shtrenjtë, nënën. Lajmin e hidhur ata e bënë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Lidhur me lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së Patrisit, reagoi publikisht këngëtarja Tuna.

Ajo përmes një shkrimi u shpreh se djalit të saj, Tianit do të kujdeset që t’ia mbajë të freskëta kujtimet për gjyshen e tij.

“PËRJETËSISHT NË ZEMRAT TONA”, shkroi ndër të tjera Tuna, krahas fotografisë, në të cilën Patrisi shihet me nënën dhe djalin e tij, shkruan rtv21.tv

 

Në këtë ditë zie për Robertin dhe Patristin, sot nuk mungoi edhe ngushëllimi i ish gruas së Robertit, Nora Istrefit. Ajo përmes një dedikimi publik shprehu dhimbjen për humbjen e gjyshes së të bijës së saj. Nora e quajti ish vjehrrën “shoqe që gjithmonë të kam dasht dhe me ke dashtë“./21Media