Lëvizja Vetëvendosje  ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se pjesëmarrja masive, e organizuar në formën e një performance sot, dëshmoi edhe njëherë se vullneti i shumicës së qytetarëve është që kriza politike të zgjidhet pa e shkelur kushtetutën, dhe e ‘‘vetmja mënyrë sipas tyre për këtë është që të organizohen zgjedhjet sa më parë”.

Duam Zgjedhje!

Pjesëmarrja masive, e organizuar në formën e një performance sot, dëshmoi edhe njëherë se vullneti i shumicës së qytetarëve është që kriza politike të zgjidhet pa e shkelur kushtetutën, dhe e vetmja mënyrë për këtë është që të organizohen zgjedhjet sa më parë.

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Donnerstag, 28. Mai 2020

Gjykata Kushtetuese ka marrë sot vendim lidhur me çështjen e mandatarit Hoti,  në të cilën ka konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re. /21Media