Schuyler-Mai Walsh, 11-muajshe, po imitonte prindërit duke mbajtur në vesh telefonin në shtëpinë e saj në Wexford të Irlandës.

Ky moment qesharak është filmuar dhe është publikuar në rrjetet sociale. Në një moment telefoni cingëron, dhe vogëlushja e frikësuar reagon instinktivisht duke e hedhur në tokë nga emocionet.

E ky veprim i saj i bëri të qeshin të gjithë që ishin në dhomë, e më së shumti babanë e tij Anthony dhe të ëmën Aileen Codd që njëherit edhe është autore e videos gazmore./21Media