Reagojnë nga Nisma: Kjo është vetëm një betejë e humbur

 

Nisma Socialdemokrate ka reaguar pas rezultateve të para të zgjedhjeve nga të cilat del se Nisma nuk e ka kaluar pragun. Vesel Krasniqi nga ky subjekt politik i ka falenderuar aktivistët për mbështetjen, duke thënë se kjo është vetëm një betejë e humbur.

“Të nderuar mbështetës dhe simpatizant të Nisma-Socialdemokrate, nga zemra ju falenderojë për mbështetjen dhe tër aktivitetin tuaj që keni dhënë gjatë këtyre ditëve. Ju garantojmë se kjo është vetëm një betejë e humbur, por luftën politike në mbrojtje të vlerave Kombëtare ME ÇLIRIMTARËT dhe PËR ÇLIRIMTARËT do ta vazhdojmë dhe do ta fitojmë me komandant ÇELIKUN.
Përjetësishtë me ty dhe vetëm me ty LIDERI IM”, ka shkruar Krasniqi në Facebok.

Të nderuar mbështetës dhe simpatizant të Nisma-Socialdemokrate, nga zemra ju falenderojë për mbështetjen dhe tër…

Posted by Vesel Krasniqi on Monday, February 15, 2021

Komisioni Qendror Zgjedhor deri tani ka numëruar mbi 97% të votave. Lëvizja Vetëvendosje prinë me 48. 18% %, të votave, PDK-ja ka 17.36%, LDK-ja 13.17% . Parti e katërt nga këto numërime ka dalë AAK-ja me 7.41% dhe e pesta Nisma me 2.59% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun./21Media 

Back to top button