Reagon Adem Jashari i ri pasi Bashkimi u bë komandant i FSK-së
Emërimi i Bashkim Jasharit në krye të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK), ka gëzuar edhe Adem Jasharin e ri.
Ai përmes një storie në “Instagram” ka reaguar duke treguar se i është bërë zemra “mal”.
Lajmi është mirëpritur nga edhe nga Bekim Jashari. “Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij, bashkë me familjen dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ndër tjerash Bekim Jashari në “Facebook”.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e Forcave të Sigurisë së Kosovës, sot ka emëruar gjeneralmajor Bashkim Jasharin komandant të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në përputhje me kompetencat kushtetuese./21Media