Veron Hasani, aktivist i VV-së, u shoqërua në stacion policor pasi që e quajti “hajn” presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë kohës sa ky i fundit ishte duke mbajtur konferencë për media.

Lidhur me arrestimin e tij ka reaguar edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili në një shkrim në Facebook u shpreh se edhe Hashimin do ta mbronte nga brutaliteti policor për shkak të një fjalë goje.

“Ska të bëj me parti e as përkrahje për dikënd. Thjeshtë, edhe Hashimin do ta mbroja nga brutaliteti policor për shkak të një fjalë goje. Për më shumë, Veronin e njoh se ka qenë vullnetar në çdo fushatë timen. Pa marr parasysh bindjeve, mos gaboni mi prek njerëzit pse ju shajnë. Mos i ngulfatni njerëzit pse nuk pajtohen me juve p marr parasysh se kush jeni. Mos i shtini policinë nç betejat e juaja të inateve personale. Sepse Veronat nuk ju kanë faj.”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./21Media