Ditë më parë vdiqën dy vëllezër nga fshati Ratishë e Deçanit që goditën për vdekje nga treni në Gjermani, kurse dje në një aksident trafiku gjatë udhëtimit për në Zvicër kanë vdekur tre antarë të një familje.

Pas këtyre rastve Ambasada e Kosovës në Gjermani ka shprehur ngushëllime për familjarët e të vdekurve.

Në reagimin e Ambasadës thuhet se java që po e lëmë pas ishte e zezë për Kosovën, dhe njofton “që në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Prishtinë është në kontakt të afërt me autoritetet gjermane për sqarimin e rrethanave të aksidenteve në Bruckerg të Bavarisë ku humbën jetën dy vëllezër dhe Meersburg të Baden-Württemberg ku sot kanë humbur jetën edhe tre shqiptarë nga Kosova gjatë udhëtimit për Zvicër”./21Media 

Java që po lëmë prapa ishte e zezë për Kosovën dhe shqiptarët.

Në Gjermani kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve…

Posted by Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani/Botschaft der Republik Kosovo on Friday, October 16, 2020