Estrada e Kosovës dje mbajti një protestë simbolike para Qeverisë së Kosovës në shenjë pakënaqësie për shkak të moslejimit të mbajtjes së dasmave si pjesë e masave anti-COVID-19. Kërkesa e tyre e vetme ishte që tu lejohet puna edhe atyre si bizneseve të tjera, meqë ndjehen të diskriminuar.

Lidhur me këtë ka reaguar ashpër edhe këngëtari i mirënjohur, Genc Prelvukaj, i cili u shpreh se këngëtarët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm sikurse edhe punëtorët tjerë, por edhe janë përballur me kritika të shumta.

“Une i takoj nje brezi i cili eshte ngritur mbi te gjitha veshtiresite e mundshme ne skene. Atij brezi qe eshte ngritur mbi cdo veshtiresi dhe ka provuar cdo gje. Sikur edhe gazetaret, profesoret, punonjesit shendetesor, minatoret etj edhe shtresa e artisteve dikur eshte perballur me fyerjet ne baza nacionale, plackitjet dhe cdo forme tjeter te dhunes. Ka shume prej tyre qe kane lene muziken menjane dhe jane rreshtuar ne lufte. Ka prej tyre qe edhe jane vrare gjate luftes. Ne shume raste, shume deshmore te respektuar, gjate betejave kane rene duke kenduar. Ne fakt edhe ngritja e moralit ushtarak, me rastin e parakalimeve eshte bere permes kenges. Ne momentet me te veshtira, shqiptaret permes tingujve kane gjetur forcen. Himni kombetar i cili te krijon emocion te jashtzakonshem eshte veper muzikore qe e kane krijuar dhe ekzekutuar vete artistet. Ka me mijera raste qe si komunitet jemi vene perkrah njerezve ne nevoje. Shume njerez te paedukate qe fyejne e neperkembin artistet, ne momentin e pare qe kane nevoje, ju drejtohen vete artisteve duke kerkuar ndihmen e tyre : ne sensibilizim te opinionit per ndonje rast ne nevoje, per organizime humanitare apo edhe per ndihme te drejtperdrejte.”, shkroi ai mes tjerash.

Ai u shpreh se muzika dhe sporti janë dy sferat që dhanë kontribut të madh, e që kanë qenë ambasadorët më të mirë të shqiptarëve viteve të fundit.

“Muzika dhe Sporti jane dy sferat, qe nese kemi zhgenjyer ne te gjitha tjerat ketu jemi mbajtur mire. Artiste e sportiste kane qene ambasadoret me te mire te shqiptareve viteve te fundit. Edhe ju qe fyeni artistet me rastin e pare qe takoheni me te huaj, mburreni me te arriturat e bashkevendasve tuaj qe punojne me muziken dhe sportin.

Nuk them qe muzika nuk prodhon shembuj te kqinj. Edhe ky komunitet e ka turpin e vet. Ka njerez te pasjellshem dhe me shume vese. Ka te paedukate dhe me nivel te tmerrshem inteligjence, por asgje me shume dhe asgje me pak se sa shume komunitete tjera. Ka edhe pendesen. Ka shume artiste qe ne fillimet e punes kane gabime por qe me kalimin e kohes i kane permiresuar, jane shkolluar dhe kane krijuar edhe profesione te dyta shume te nderuara.”, u shpreh ai.

Artisti tha se estrada nuk është fajtore që vendi përballet me probleme socio-ekonomike, e për ata që kritikojnë për çmimet e shtrenjta të artistëve, u shpreh se kjo varet nga secili që i fton ata.

“Ka shume artiste qe kane cmime te larta ne performancat e tyre megjithate interpretimi, koncerti e dasma nuk jane as medikamente, as nderhyrje kirurgjike dhe as ushqime elementare per jetese. Nuk jane as veshmbathje apo taksa te detyrueshme per qytetaret. Thjeshte eshte percaktim ne baze te shijes dhe kjo gje zgjidhet thjeshte : nese se perballon dot kerko zgjidhjen me te lire.”, shkroi më tej Genci.

Në fund, Genci u shpreh se personalisht mendon që me mbi 120 të infektuar në ditë, nuk duhet të nxitohet me hapjen e tubimeve publike.

“Une personalisht, me mbi 120 te infektuar ne dite, nuk jam dakord, te nxitohet me hapjen e tubimeve publike te cilat nenkuptojne edhe koncertet, dasmat, ndeshjet sportive me tifoze dhe gjerat e tjera te ngjajshme. Pandemia e demton industrine e muzikes vertete por mbi te gjitha duhet te jete shendeti i qytetareve. Megjithate nga ana e kundert jam kunder sulmeve, nencmimeve dhe fyerjeve publike ne drejtim te artisteve nga industria e muzikes. Nje vend eshte i mjere, nje shoqeri eshte e pazhvilluar kur ne vend se te merret me problemet politike qe i kane vene kemben ne fyt, gjen kohe te fyeje pa asnje logjike nje komunitet te tere, edhe nese ndonje individ nga ky komunitet ka opinion apo qendrime te gabuara.”, shkroi në fund Prelvukaj.

 

Përfaqësues të komunitetit artistik dje në orën 12:00 kanë mbajtur takim me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj. Ende nuk ka ndonjë vendim për mbajtjen e dasmave, si masë mbrojtëse ndaj Covid-19./21Media