Ish-drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, ka reaguar pas vendimit nga ana e Bordit të SHSKUK-së për shkarkimin e tij nga kjo detyrë.

Sejdiu ka thënë se arsyeja e vërtet e shkarkimit të tij nuk është “përmbushja e pakënaqshme e detyrave”.

“Sot në orën 14:30, pa asnjë paralajmërim u njoftova për shkarkimin tim nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së. Këtij vendimi të orkestruar i parapriu një fushatë mediatike që nxirrte dokumente të brendshme të cilat kanë qenë në posedim të Bordit. Sipas tyre, shkak për shkarkimin tim qenka përmbushja e pakënaqshme e detyrave. Megjithatë ky është arsyetimi i tyre, por sigurisht jo arsyeja e vërtetë. Aty renditen edhe shumë çështje tjera pa dhënë as edhe një fakt të vetëm. Janë listuar një sërë raportesh të auditorit të brendshëm, të cilat kryhen dhe shërbejnë për përmirësim të procedurave të brendshme, e jo për agjenda të grupeve të interesit”, ka shkruar ndër të tjera Sejdiu në Facebook./21Media

Sot në orën 14:30, pa asnjë paralajmërim u njoftova për shkarkimin tim nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të…

Posted by Basri M. Sejdiu on Monday, 6 July 2020