Ish- sekretarja e shtetit amerikan Hilary Clinton reagoi pas u bë e ditur se Biden është president zgjedhur i Amerikës.

Ajo përmes një statusi në Twitter tha se kjo është një faqe e re për Amerikën.

“Votuesit kanë folur dhe ata kanë zgjedhur Joe Biden, president dhe Kamala Harris nënkryetare. Është një biletë historike, një refuzim i Trump dhe një faqe e re për Amerikën.Faleminderit të gjithëve që ndihmuan për të realizuar këtë. Tutje, së bashku.”, shkroi ajo.

Clinton në zgjedhjet viti 2016 kandidoi për Presidente të Amerikës, por që ato zgjedhje i pat fituar Donald Trump./21Media