Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë në Gjykatë Speciale kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Liderit të PDK-së, Kadri Veseli.

Përmes një postimi në llogarinë e tij “Instagram”, ka reaguar edhe djali i presidentit, Endrit Thaçi, shkruan rtv21.tv.

Endriti ka publikuar një fotografi të babait të tij të veshur me uniformën e Ushtrisë së Ksoovës dhe përkrah tij Kadri Veseli ku në këtë fotografi në fokus është edhe emblema e UÇK-së.

Presidenti nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike sa i përket kësaj çështje, mirëpo vetëm ka ndryshuar fotografinë e kopertinës së faqes së tij zyrtare në “Facebook”, duke e vendosur logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./21Media