Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe në rrjetin social Facebook ka reaguar për ahengjet. Filipçe kërkon nga institucionet kompetente që t’i hetojnë dhe t’i sanksionojnë këto tubime.

“Shoh fotografi në rrjetet sociale prej ahengjeve dhe tubimeve në disa qytete ku nuk respektohen protokollet dhe masat për mbrojtje nga Covid-19. Kërkoj urgjentisht nga institucionet kompetente – Ministrinë e Brendshme dhe inspektoratet kompetente që të kryejnë hetime dhe të sanksionojnë këto tubime në mënyrë të paligjshme! Të rinjtë duhet të respektojnë plotësisht masat për mbrojtje nga koronavirusi, të mbrojnë veten dhe të dashurit e tyre, detyrimisht të mbajnë maska ​​mbrojtëse, të ruajnë distancën dhe të mbajnë higjienë. Është thelbësore që të gjithë t’i përmbahemi masave për parandalim të përhapjes së virusit dhe të sanksionojmë çdo mosrespektim të masave”, shkruan në Facebook, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe./21Media