Fjolla Morina prej disa ditësh po vuan dënimin e vendosur nga gjykata “arrest shtëpie” pasi në makinën e saj iu gjetën dy pistoleta.  Fjolla sot përmes një postimi në Instagram ka bërë reagimin e parë që prej ‘zhurmës’ që u bë në lidhje me arrestimin e saj.

Duke thënë se tregon mirëkuptim për faktin se është fytyrë publike, por ajo shkruan se këto ditë lexoi gjëra që nuk janë të vërteta, andaj shton se me këtë po shkatërrohet familja e një personi që nuk e meriton këtë gjë.

“E kuptoj mjaft mirë që të jesh person publik çdo gjë do të hiperbolizohet por deri në një fare pike të gjithë në këtë jetë nuk jemi të pagabueshëm e ju që drejtoni gishtin nga unë bëni mirë të numëroni gabimet tuaja nganjëherë. Çfarë skam lexuar këto ditë për veten time! Gjëra qe dhe unë si dija..por të shkruani me emër e mbiemër dike i cili nuk ka asnjë lidhje intime me mua kjo është keqdashje e paste. Po shkatërroni familjen e një njeriu i cili nuk meriton ketë “show”. Po shkruani gjera te paqene dhe po lëndoni një familje e femijë. Fajet e mia i marr vet mbi sup ama ligësinë për pak para klikimesh nuk e kuptoj. Mos fusni ne valle njerëz familjare!”, ka shkruar Fjolla në Instastory./21Media