Barcelona është duke kaluar nëpër një sezon të komplikuar nën urdhërat e trajnerit Ronald Koeman. Edhe pse rezultatete e javëve të fundit janë shumë pozitive, klubi katalanas është pothuajse jashtë garës për titull në La Liga, e po ashtu ka pak gjasa që të vazhdojë tutje në Ligën e Kampionëve pas humbjes nga PSG në ndeshjen e parë me rezultat 4-1.

Përtej rezultateve, klubi nuk po gjen rehati as në hierarkinë drejtuesve dhe se fundi ata ishin subjekt i një bastisjeje kur përfundoi në pranga ish-presidenti Josep Maria Bartomeu.

Barcelona si një klub duhet të shikojë në të ardhmen tani dhe sipas Pep Guardiolas, një ikonë e këtij klubi, ata do të kthehen më të fortë se kurrë. Trajneri i Manchester Cityt u pyet për situatën e katalanasve në një konferencë për shtyp e cila u transmetua nga “Goal”.

“Është një situatë e pakëndshme, por shpresoj se do të përfundojë mirë”, tha shefi i Manchester Cityt në konferencën e tij për shtyp. “Ai është tashmë i pafajshëm derisa gjykata të provojë se është fajtor”, filloi Pep.

Por gjëja kryesore, siç sugjeron ai vetë, është që një president i ri do të zgjidhet këtë të dielë që po vjen. Kjo shënon një ndryshim shumë pozitiv në mjedisin e Barcelonës dhe një që duhet të shkaktojë rilindjen e tyre.

Të tre kandidatët janë udhëheqës të aftë, siç përmend ai, por Barcelona ka nevojë për një president të fortë dhe të guximshëm. Shpresojmë, kushdo që i fiton zgjedhjet më 7 mars do të jetë pikërisht ai.

“Unë e di se brenda një jave do të kemi një president të ri. Është një situatë e vështirë në Barcelonë, por njeriu i ri duhet të ketë guximin për të udhëhequr në vitet e ardhshme. Sa më shumë njerëz të jetë e mundur duhet të votojnë dhe të drejtojnë klubin më të mirë në botë. ”

Çfarëdo që të ndodhë më pas, Pep është i sigurt se Barcelona do të jetë në rregull. Në një mënyrë ose në një tjetër, një klub i historisë dhe fuqisë së tyre do të gjejë rrugën përsëri.

“Jam shumë i sigurt se ata do të kthehen më të fortë. Presidenti i ri duhet të drejtojë me besim dhe të mbledhë tifozët së bashku dhe kjo do t’i bëjë ata klubin që janë. Unë jam duke pritur me padurim për zgjedhjet.” tha menaxheri i Manchester City.