Ish kryeministri, Ramush Haradinaj ka reaguar pas publikimit të aktakuzës ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Haradinaj ka thënë se beson në pafajësinë e të dyve, dhe është u shpreh se UÇK-ja ka bërë luftë të pasëtër.

“Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit. Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës.Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë.”, ka shkruar Haradinaj./21Media