Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka reaguar pasi Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka dorëzuar KQZ-së listën e kandidatëve të cilët kanë probleme me ligjin dhe nuk mund të kandidojnë në zgjedhje.

Ajo përmes një postimi në Facebook këtë e ka quajtur tëndencë të qëllimshme për largimin e Albin Kurtit nga lista.

“Albini, gëzon mbështetje shumë të madhe qytetare dhe kjo mbështetje është e pakontestuar prandaj qytetarët me të drejtë janë të shqetësuar për tendencat e qëllimshme për largimin nga lista të Albinit!
Në shtetin e kapur, kështu ndodhë! Këto janë përpjekjet dhe shkelmat e fundit të atyre që e kapën shtetin dhe atyre që i shërbyen shtetit të kapur!”, ka shkruar Haxhiu.

47 kandidatë nga rreth 1 080, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit.

Zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim do të përgatit rekomandimin për aprovimin apo refuzimin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre. Këto rekomandime do të paraqiten në mbledhje të KQZ-së. Sipas Planit operacional të miratuar nga KQZ-ja, rekomandimet do të bëhen gati gjatë ditës së sotme dhe të nesërme, ndërsa KQZ-ja do të marrë vendim më së largu deri më 22 janar./21Media