Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka dënuar sulmin me armë zjarri ndaj zyrtarit policor gjatë parandalimit të kryerjes së vjedhjes, në njërën prej qendrave tregtare në kryeqytet.

Hoti përmes një komunikate për media policit i dëshiron shërim sa më të shpejtë, ndërkohë që thekson se integritetit fizik i policit është i pacenueshëm, ndërsa sulmet ndaj zyrtarëve policorë janë të pa pranueshme.

Kryeministri tutje ka shprehur mbështetje të parezervë dhe mirënjohje për punën e Policisë së Kosovës.

Një polic është plagosur sot rreth orës 05:30 në lagjën Veternik në Prishtinë, gjatë një një aksioni për të kapur grabitësit e një bankomati. I njëjti është dërguar menjëherë për trajtim në QKUK. Drejtor i Klinikes Emergjente, Basri Lenjani për portalin rtv21.tv tha se polici i plagosur është jashtë rrezikut për jetë./21Media