Sot janë mbajtur  zgjedhjet parlamentare serbe edhe në Kosovë. Këto zgjedhje janë mbajtur me leje të qeverisë Hoti, e cila ka arsyetuar vendimin e saj se një gjë e tillë ka ndodhur edhe viteve të kaluara.

Në lidhje me këtë ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar duke thënë se lejimi i këtyre zgjedhjeve dhe në anën tjetër anulimi i zgjedhjeve lokale në dy komuna janë anuluar me muaj për shkak të Covid-19 është e papranueshme.

“Qytetarët nuk do të qëndrojnë duarkryq përderisa ky president dhe kjo qeveri jo legjitime kërcënojnë demokracinë tonë dhe shkelin sovranitetin e vendit tonë”, ka shkruar Kurti në Twitter. /21Media