Limaj: Qeveria e shkarkuar nuk ka të drejtë të merr asnjë vendim që është përtej kryerjes së punëve të përditshme

Limaj: Qeveria e shkarkuar nuk ka të drejtë të merr asnjë vendim që është përtej kryerjes së punëve të përditshme

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë në detyrë, e cila nga sot nisi me masën e reciprocitetit ndaj Serbisë, pasi e hoqi taksën 100%.

Limaj ka thënë se qeveria e shkarkuar nuk ka të drejtë të marrë vendime që janë përtej kryerjes së punëve të përditshme për të mbajtur funksionale qeverisjen.

“Qeveria në detyrë mbrëmë ka marrë vendim për zbatimin gradual të reciprocitetit, por qeveria e shkarkuar nuk ka të drejtë të merr asnjë vendim që është përtej kryerjes së punëve të përditshme për të mbajtur funksionale qeverisjen. Mirëpo, kur udhëhiqesh nga kryeneçësia, manipulon dhe tenton të mashtrosh vendin tënd dhe kështu i përkeqëson edhe më shumë marrëdhëniet me miqtë tanë”, ka shkruar Limaj në Facebook.