Një postim me një terapi me medikamente për Covid-19 e shpërndarë në rrjetet sociale rezultoi të jetë e rrejshme.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, përmes një komunikate për media ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të mos bijnë pre e publikimeve të tilla.

Msh ka bërë thirrje që për çfarë do shqetësimi lidhur me Covid-19 të kontaktoni mjekun tuaj më të afërt dhe të përcillni vetëm këshillat zyrtare, të cilat publikohen nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK, profesionistët kompetentë shëndetësor dhe institucionet kredibile dhe të konfirmuara.

“Jemi dëshmitarë që së fundi nëpër rrjetet sociale (jo vetën në nivel lokal) po shpërndahen me të madhe të ashtuquajtuara “receta” të ndryshme për trajtimin e personave të prekur nga COVID-19. Duke qenë që “recetat” e tilla provokojnë edhe reagime të ndryshme dhe ngjallin edhe shqetësime, ju lusim që të mos bini pre e publikimeve të tilla”, thuhet në reagimin e ministrisë./21Media