Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës,Vedat Muriqi u kritikua shumë në lidhje me mungesën e tij në ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut, ku pësuan humbje me rezultat 2-1.

Tashmë anëtari më i ri i Lazios ka reaguar përmes një publikimi në rrjetet sociale, teksa ka sqaruar arsyet e mungesës së tij.

Muriq ka bërë të ditur për vështirësitë që ka patur tani e një kohë të gjatë, duke nisur nga lëndimi që e la jashtë fushës për gati një muaj, si dhe infektimi me COVID-19.

Tutje Muriqi shtoi se beson në sukseset e Kosovës dhe së shpejti do të vijnë ato.

“Kam qenë i vetëdijshëm për peshën e ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, për rëndësinë që ajo kishte për vendin tone dhe për mua personalisht. Fatkeqësisht humbëm. Me gjithë zemër doja që ekipi ynë të dilte fitimtar. Po kështu  e di se të gjithë bashkëlojtarët, i gjithë populli ndanin këtë ndjesi dhe se tani bashkërisht gjendemi në një pikëllim të thellë”, ka shkruar ndër të tjera Muriqi./21Media