Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen ka reaguar pas sulmit terrorist në Vjenë.

Ai ka thënë se të gjithë janë prekur nga ky sulm në qendër të Vjenës, dhe se mendimet dhe dhembshuria e tyre janë me viktimat, familjarët e tyre dhe të lënduarit.

Van der Belllen ka falënderuar forcat e policisë dhe shpëtimit që e mbrojnë demokracinë dhe lirinë, siç ka thënë ai duke e përdorur jetën e tyre.

“Mbështetja jonë shkon për qytetarët të cilët ende duhet të qëndrojnë në një situatë të pasigurt në qendër të qytetit. Ne do të mbrojmë lirinë dhe demokracinë tonë bashkërisht dhe vendosmërisht me të gjitha mjetet e nevojshme. Unë jam në shkëmbim me Qeverinë Federale dhe ju falënderoj në emër të Republikës për shprehjet e mbështetjes nga udhëheqësit ndërkombëtarë”, ka shkruar ndër tjera Presidneti i Austrisë, Alexander Van der Bellen.

Wir alle sind tief betroffen über den mutmaßlichen Terroranschlag in der Wiener Innenstadt. Unsere Gedanken und unser…

Posted by Alexander Van der Bellen on Monday, November 2, 2020

Policia austriake ka informuar sonte se disa njerëz janë plagosur në Vjenë ku sipas informacioneve të para një sulmues ka qëlluar në drejtim të policit që ishte duke ruajtur një sinagogë, i cili është në gjendje kritike për jetën. Agjencia austriake e lajmeve APA ka cituar Ministrinë e Brendshme të vendit të ketë deklaruar se një sulmues është vrarë dhe një tjetër mund të jetë në arrati. Karl Nehammer, zyrtar i lartë të sigurisë së vendit, ka deklaruar se disa njerëz janë plagosur në një sulm në kryeqytetin Vjenë dhe mund të ketë edhe përfundime me fatalitet. Ai ka thënë se kishte disa sulmues të përfshirë dhe se një sulmues mund të jetë vrarë dhe një tjetër ndodhet në arrati.

Ndërkohë, Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka informuar se stafi diplomatik i Kosovës është i sigurtë dhe se për momentin nuk ndonjë qytetar të Kosovës të lënduar nga sulmi i sontëm në Vjenë. “Në këto momente të vështira jemi me banorët e Vjenës ku ndodhën disa sulme terroriste. Për momentin dihet se diku rreth orës 20:00 ka pasur disa të shtëna, duke filluar nga Seitenstettengasse. Ambasadori ynë, Lulzim Pllana e konfirmoi se stafi ynë diplomatik është i sigurtë dhe se për momentin nuk ka ndonjë qytetarë të Kosovës të lenduar.”, ka shkruar Tahiri në facebook./21Media