Reagon Ronela rreth diskutimeve për performancën e saj në Eurovision: Opinionistë të kalbur

Shqipëria këtë vit në Eurovision është përfaqësuar nga Ronela Hajati.
Artistja, përformoi e para në gjysmëfinalen e parë të konkursit evropian të këngës, mirëpo nuk arriti të kualifikohej për në finale.
Në lidhje me përformancën e Ronelës ka pasur reagime të shumta, me ç’rast edhe kjo e fundit ka bërë një reagim për opinionistët.
”Po paskeni qenë të vdekur për tu kapur me mua. Opinionistë të kalbur siç e keni mendjen dhe shpirtin… Turp”, ka thënë Ronela.

Kujtojmë se nga ky edicion i Eurovizionit, Ukraina doli fituese./21Media

Back to top button