Reagon shefi i kabinetit të Kurtit: Ta mbyllim syrin për sulmet ndaj institucioneve tona, “jo faleminderit”

Luan Dalipi, shefi i kabinetit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Pasi aleatët ndërkombëtar kritkuan Qeverinë e Kosovës për veprimet në veriun e Kosovë, ka reaguar Luan Dalipi, të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se nuk do të mbyllin syte ndaj sic i quan ai kriminet e orkestruar nga Beogradi.

‘’Nuk ka alternativë për ruajtjen e shtetit ligjor dhe demokracisë. Nëse ruajtja e ‘stabilitokracisë’ do të thotë mbyllja e syve ndaj sulmeve të orkestruara kundër institucioneve tona nga një grusht kriminelësh dhe huliganësh të paguar nga Beogradi dhe në listën e zezë të Thesarit në SHBA, atëherë jo faleminderit”, ka thënë

Më tej Dalipi e ka krahasuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, Sllobodan Millosheviqin.

”Autoritarja e krahut të djathtë me lidhje të forta me Moskën Vuçiç, i cili përdor taktikat e viteve ’90 të Millosheviçit për nxitjen e dhunës dhe urrejtjes, po orkestron një tjetër dhunë në veri të Kosovës. Kjo është për të larguar vëmendjen nga problemet në vendin e tij Serbinë”, ka deklaruar ai./21Media

Back to top button