Pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 në Kosovë, ka reaguar infektologu Valbon Krasniqi.

Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë maskat e tyre ngjitur, si dhe ka këshilluar qytetarët që t’i shmangin përshëndetjet me dorë.

“Qytetarë të nderuar, Ju lutem, MBANI MASKAT! MOS I SHTRENGONI DUART! Përshëndetuni me zemër – JO me duar”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar sonte edhe 53 raste të reja me koronavirus në Kosovë. Bëhet e ditur se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 313 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 53 raste. /21Media