Reagon Veliu pas marrëveshjes për hekurudhën dhe autostradën

Veliu: Roli kyç i SHBA-së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, ka komentuar marrëveshjen për hekurudhat dhe autostradën e cila u nënshkrua sot nga përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë.

Veliu ka thënë se çdo marrëveshje e arritur mes Kosovës e Serbisë, çon në normalizim të raporteve mes dy shteteve.

“Roli kyç i SHBA-së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm. Çdo marrëveshje e arritur, e cila çon në normalizim të raporteve mes dy shteteve dhe në njohje reciproke është e mirëpritur. Letra e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, z. Pompeu dhe angazhimi i Ambasadorit Grenell janë tepër të qarta”, ka shkruar Veliu në Facebook./21Media

Back to top button