Reagon Vlora Çitaku pas deklaratës së ministrit serb
3 Tetor 2020
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar pas deklaratës së ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka kërcënuar serbët nëse tregojnë se ku janë varret e personave të pagjetur shqiptarë.
Përmes një postimi në Facebook Çitaku ka kritikuar ashpër ndërkombëtarët për mos-reagimin e tyre.
“Ministri i Jashtëm i Serbisë kërcënon publikisht serbët të cilët janë të gatshëm të ndajnë informacione rreth vendndodhjeve të varreve masive në Serbi Pastaj, Ministri i Mbrojtjes i Serbisë përdor një gjuhë nënçmuese ndaj shqiptarëve në një deklaratë zyrtare Mbi 1000 shqiptarë janë zhdukur që nga përfundimi i luftës në ‘99. Heshtja e bashkësisë ndërkombëtare ende s’ka përgjigjigje”, ka shkruar Çitaku në Facebook. /21Media
1st Serbia’s Foreign Minister publicly threatens Serbians who are willing to share info about the locations of mass…
Posted by Vlora Citaku on Saturday, October 3, 2020