Reagon VV-ja pasi nuk iu certifikua lista, akuzon Dakën

 

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi KQZ-ja nuk ka certifikuar listën e saj zgjedhore.

Përmes një postimi në Facebook, VV ka thënë se kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka veproi nën presion dhe e kontrolluar nga partitë e PLAN-it.

“Aq i madh është kontrolli që po ushtrohet mbi Valdete Dakën dhe përmes saj mbi KQZ-në, sa që për herë të parë kryetarja e KQZ nuk e miratoi rekomandimin nga Zyra për Certifikimin e Subjekteve Politike, por e rrëzoi atë”, thuhet në njoftim.

VV-ja ka thënë se do të vazhdojnë me procedurat ligjore dhe do ta paraqesin çështjen në PZAP.

“Sa i përket vendimit të padrejtë nga KQZ, ne do të vazhdojmë me të gjitha procedurat ligjore dhe do ta paraqesim çështjen në PZAP. Dhe jemi të bindur se në 14 shkurt lista jonë do të jetë e certifikuar, e votuar dhe fituese, e plotë dhe me krejt emrat, sepse kemi të drejtë”, thuhet në njoftimin e VV-së./21Media

Daka veproi si marionetë në duart e Kumbarëve, por LVV nuk e ndalin dot

Me votimin skandaloz në KQZ u vërtetua ajo që…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Friday, January 22, 2021

 

Back to top button