Zëvendësministri i sapoemëruar i Arsimit, Driton Bardheci ka reaguar për herë të parë pas akuzave lidhur me emërimin e tij në këtë post. Bardheci në këtë shkrim u shpreh se pa të drejtë u bë pjesë e një linçimi të ashpër publik.

“Këto janë disa orkestrime të dobëta të grupeve të ndryshme me interesa të ngushta, që nuk duan ta shohin rininë në institucione dhe vendimmarrje, prandaj nuk dua të merrem me ta.”, u shpreh mes tjerash ai.

Më tej Bardheci tha se për shkak të pandemisë, është krijuar rregullore që kur paraqitet Punimi i Diplomës, të mbrohet pas 3 muajve.

“Kështu është krijuar situatë e tillë që ka shtyer për disa muaj diplomimin tim në dy drejtimet.
Jam rritur me nder dhe me përkushtim ndaj studimeve të mija, pa të kqija e ndytësi. Me aktivitetet politike që kam zhvilluar kurrë nuk kam rrezikuar shëndetin e qytetarëve dhe as nuk kam synuar të arrijë suksese personale, por çdoherë jam munduar t’i shërbej interesit të vendit. “Kritikat janë të mirëpritura, ndërsa paragjykimet të harruara. Nuk do të ndalem përball asnjë sfide!”, deklaroi ai./21Media