Do të zhvillohet sot me fillim nga ora 21:00 dueli i parë gjysmëfinal i Ligës së Kampionëve ndërmjet Real Madridit dhe Chelseat në stadiumin “Alfredo di Stéfano”.

Trajneri i “Los Blancos” nuk do t’i ketë në dispozicion pesë lojtarë për këtë ndeshje. Për shkak të lëndimeve mungojnë Kroos, Lucas, Mendy, Ramos dhe Fede Valverde, kurse Thomas Tuchel nuk do të mund të llogorisë vetëm në shërbimet e kroatit Mateo Kovacic, përcjell KosovaPress.

Këto janë formacionet e mundshme:

Real Madrid: (4-3-3): Courtois; Carvajal, Militao, Varane, Nacho; Modric, Casemiro, Kroos; Vinicius, Benzema, Hazard

Chelsea: (3-4-2-1): Mendy; Azpilcueta, Silva, Rudiger; James, Jorginho, Kante, Chilwell; Mount, Pulisic; Werner.