Ryan Gravenberch është bërë njëri nga futbollistët më të kërkuar nga skuadrat e mëdha.

Mesfushori i talentuar i Ajaxit ka shkëlqyer me fanellën e gjigantit holandez, por ai tanimë po ftohet edhe nga Kombëtarja A e Holandës.

Juventus ka qenë skuadra më e interesuar për shërbimet e tij, por së fundmi garës i janë bashkuar edhe dy gjigantët spanjoll, Real Madrid dhe Barcelona.

18-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit defensivë dhe ai ka mahnitur skuadrat e mëdha me aftësitë e tij.

Reprezentuesi holandez ka kontratë me Ajaxin deri në verën e vitit 2023, por ai po heziton të nënshkruajë një të re më afatgjate.

Gjiganti holandez kërkon t’ia vazhdoj kontratën deri në vitin 2025 për t’i vendosur edhe një klauzolë të lartë largimi.

Megjithatë lojtari që ka dalë nga akademia e Ajaxit për momentin po vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Gjithsesi drejtuesit e kampionit holandez kanë bërë të qartë se pa marrë parasysh interesimit të madh nga gjigantët evropian, nuk e kanë ndërmend ta lejojnë largimin e lojtarit deri në verën e vitit 2021.