Real Madrid ka hyrë seriozisht në garë për nënshkrimin e yllit të Salzburgut Dominique Szoboszlai.

“Mbretërit” do të vazhdojnë me strategjinë e viteve të fundit për të tërhequr talentë të rinj, kështu që tani në krye të listës së dëshirave është lojtari 20-vjeçar i kombëtares hungareze.

Szoboszlai ka një kontratë me Salzburg deri në vitin 2025 dhe një klauzolë blerjeje prej 25 milionë euro.

Milan dhe Arsenal po tregojnë interes të fortë për Szoboszlai, por Reali është i gatshëm ta mposhtë garën dhe tashmë ka kontaktuar agjentin e tij.