Real Madrid vazhdon të shkojë drejt titullit të ri të kampionit të Spanjës.

Në raundin 34 të La Ligës spanjolle, Athletic Bilbao u mposht në “San Mames” me 1:0, sipas të njëjtës recetë tre ditë më parë kundër Getafe.

Sikurse atëherë, edhe kësaj radhe, Sergio Ramos shënoi golin e fitores nga penalltia në minutën 70.

“Mbretërit” kanë shtatë pikë më shumë se Barcelona, e cila luan sonte kundër Villarreal në ora 22.00./kp