Real Madrid ka publikuar listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjen kundër Real Sociedadit.

Takimi mes Sociedadit dhe Realit është shumë i rëndësishëm, për djelmoshat e Zinedine Zidane pasi që ata do të mundohen të shfrytëzojnë barazimin e Barcelonës për të rrëmbyer vendin e parë, shkruan KosovaPress.

Tekniki Zidane ka grumbulluar lojtarët më të mirë të skuadrës madrilene për këtë ndeshje, dhe nuk ka ndonjë risi.