Një ndër talentet më premtuese në Ligue 1 këtë sezon që u mbyll me dekret të qeverisë është sigurisht Edouard Camavinga, i cili me Rennes ka shkëlqyer dhe ka arritur të sigurojë edhe kualifikimin në Champions League për të parën herë në histori.

Presidenti i skuadrës franceze, që njihet për Akademinë e saj si lëvruese talentesh, ka bërë premtim se futbollisti do të qëndrojë dhe një vit por sipas prestigjiozes “As”, Real Madrid po e ndjek dhe madje ka dërguar shpesh Juni Calafat, njeriu i cili ka pushtet për të kryer blerje dhe arritur marrëveshje si ndërmjetës i “blancos”.

Mesfushori i talentuar, ende 17 vjeç, ka rinovuar pak kohë më parë deri në vitin 2022, teksa vlera e kartonit të tij ishte 50 milionë euro përpara se të shpërthente pandemia e koronavirusit.