Real Madridi bënë të ditur zyrtarisht largimin e Ancelottit

Trajneri i Real Madridit dhe Carlo Ancelotti kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund bashkëpunimit mes tyre.
Real Madridi përmes një njoftimi ka bërë të ditur zyrtarisht ndarjen e rrugëve me trajnerin italian, Ancelotti pas një epoke të dytë shumë të suksesshme së bashku.
“Trajneri i Real Madridit dhe Carlo Ancelotti kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund mandatit të tij si trajner i Real Madridit. Klubi ynë dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe dashurinë e tij për një nga legjendat më të mëdha të Real Madridit dhe të futbollit botëror”, thuhet në njoftimin zyrtar të Real Madridit.
👏 #GraciasCarlo 👏 pic.twitter.com/s5V0dk8uo1
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) May 23, 2025
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?