Klubi dëshiron që ndeshjet t'i luajë në “Alfredo Di Stefano”

Klubi dëshiron që ndeshjet t’i luajë në “Alfredo Di Stefano”

Drejtuesit e Real Madridit po mendojnë të ndryshojnë stadiumin për ndeshjet e mbetura të këtij sezoni në La Liga nëse kampionati do të rifillojë.

Ideja e klubit është që skuadra t’i luaj ndeshjet e mbetura të këtij sezoni në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, që ndodhet në qendrën stërvitore në Valdebebas, meqenëse do të luhen pa tifozë.

Nëse kjo kërkesë e Realit do të pranohet nga Liga spanjolle e futbollit, atëherë punimet për rikonstruksionin e stadiumit “Santiago Bernabeu” do të vijojnë me ritëm të lartë deri në muajin shtator, sepse me tifozë pritet të luhet vetëm në fillim të sezonit të ri futbollistik 2020-2021.