Real Madridi sonte e mposhti me rezultat minimal 1-0 Valladolidin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24 të La Ligas dhe e ka hapur si kurrë më parë në këtë sezon luftën për titull me Atletico Madridin.

Pjesa e parë u mbyll pa gola edhe pse Real Madridi e pati një dominim të lehtë në ndeshje.

Fitoren Real Madridit ia siguroi në pjesën e dytë mesfushori brazilian Casemiro, i cili shënoi pasi mori një top nga Toni Kroos.

Me këto tre pikë të reja, “Los Blancos” arritën në kuotën e 52 pikëve në vendin e dytë, vetëm tri më pak se Atletico Madridi i Diego Simeones që kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.