Real Madridi e ka identifikuar mbrojtësin e Interit, Milan Skriniar si një zëvendësim të mundshëm afatgjatë për kapitenin aktual Sergio Ramos.

Ramos tani është në moshën 34-vjeçare dhe Real Madridi është i vetëdijshëm se duhet të gjejnë pasardhësin e tij, pasi transferimi 50 milionë eurosh i verës, Eder Militao nga Porto, deri më tani nuk ka treguar vlerat e vleta.

Mbrojtësi sllovak i Interit, Skriniar, është njëri nga lojtarët që ka përfunduar në radarin e Real Madridit.

Interi i ka njoftuar ata që ata nuk do të negocionin nën 80 milionë euro për lojtarin./21Media