Real Madridi fitoi ndaj Sevillas
5 Dhjetor 2020
Me rezultat minimal 0-1, Real Madridi ka arkëtuar tre pikë shumë të rëndësishme kundër Sevillas, ndeshje kjo e zhvilluar të shtunën.
Gjatë 90’ minutave është zhvilluar një ndeshje tejet e luftuar ndërmjet të dy ekipeve, por në fund ishin mysafirët ata, të cilët kanë dalë triumfues nga stadiumi.
Goli i vetëm i ndeshjes është realizuar nga Bono, i cili ka realizuar në portën e gabuar në minutën e 55’ të ndeshjes.
Me këtë fitore, Real Madridi është ngritur në kuotën e 20 pikëve dhe rënditet në vendin e tretë, kurse Sevilla me 16 pikë në vendin e pestë.