Real Madridi niset drejt Londrës me këta lojtarë

Skuadra e Real Madridit ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen ndaj Chelseat, e dyta e fazës çerekfinale në UEFA Champions League.
Në grupin e Carlo Ancelottit nuk mungon asnjë futbollistë dhe madrilenet janë të gatshëm për takimin që zhvillohet nesër (e martë) në “Stamford Bridge”.
Spanjollët shkojnë në Londër me epërsinë e dy golave (2-0) të ndeshjes që zhvilluan javën e kaluar ndaj Chelseat.
Kujtojmë që skuadra e Real Madridit edhe këtë sezon synimin kryesor kanë Ligën e Kampionëve, pasi në njëfar mënyre janë dorëzuar për titullin e La Liga.
📋✅ ¡Nuestros convocados!
🆚 @ChelseaFC_Sp#UCL pic.twitter.com/FiElqqbWyi— Real Madrid C.F. (@realmadrid) April 17, 2023