Real Madrid është duke konsideruar shitjen e mbrojtësit Raphael Varane, raporton “Marca”.

Francezi spekulohet se nuk dëshiron të vazhdojë kontratën e tij më tej vitit 2022, ku tani “Galaktikët” po e konsiderojnë mundësinë e shitjes së Varane.

Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë dy skuadrat që kanë shprehur interesim serioz në shërbimet e mbrojtësit të Real-it, i cili momentalisht kap vlerën e 50 milionë eurove.