Kylian Mbappe që moti është dëshirë e madhe për trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

Ylli i Paris Saint-Germain po ashtu ka shprehur admirim të madh për teknikun Zidane dhe ekipin e tij  e Madridit.

Por, Haaland mund të jetë një alternativë më e lirë shkaku i pandemisë Covid-19.

Sulmuesi i Borussia Dortmund, Erling Haaland është një alternativë më e lirë për Real Madridin nëse Kylian Mbappe nuk mund të kalojë në radhët e “Galaktikëve” raporton gazeta spanjolle “Marca”.

Mbappe, për të cilin janë të interesuar edhe Liverpooli, mund të transferohet tek Reali verën e 2021-të, por nëse një transfer i tillë dështon, Zidane do ndjekë planin B, ku do futet në garë për Haaland.