Superkupa e Spanjës rikthehet sot me gjysmëfinalen e parë, ku Real Sociedad pret në shtëpi gjigantin Barcelona.

Sociedad hyn në këtë ndeshje pas humbjes në La Liga kundër Sevillas me rezultat 3:2, ndërsa skuadra e Barcelonës rikthehet nga një fitore bindëse kundër Granadas me rezultat 4:0.

“Blaugranët” do të shikojnë të vazhdojnë tutje për në finale, ku mund të takohen me Real Madridin ose Athletic Bilbaon, e cila do të jetë gjysmëfinalja e dytë që zhvillohet nesër.

Të dy trajnerët pritet të hynë me formacionet më të mira në fushë, ku ato të mundshmet pritet të jenë këto si më poshtë.

Real Sociedad (4-3-3): Remiro; Gorosabel, Le Normand, Zubeldia, Monreal; Illarramendi, Merino, Guevara; Porto, Jose, Oyarzabal

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Dest, Araujo, Lenglet, Alba; Busquets, De Jong, Pedri; Dembele, Messi, Griezmann