Reali dhe Atletico përballen në Kupën e Spanjës

Real Madridi dhe Atletico Madridi do ta zhvillojnë sonte derbin lokal të vlefshëm për fazën çerekfinale të Kupës së Spanjës.
Reali vjen në këtë ballafaqim me katër mungesa duke përfshirë emrat e Lucas, Carvajal, Hazard dhe Tchouameni, kurse nga skuadra e Simeones do të mungojë vetëm Llorente për shkak të problemeve muskulare.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabéu” me fillim nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Real Madrid: Thibaut Courtois; Nacho, Éder Militão, Antonio Rüdiger, Ferland Mendy; Federico Valverde, Toni Kroos, Luka Modric; Marco Asensio, Karim Benzema, and Vinicius.
Atletico Madrid: Jan Oblak; Nahuel Molina, Mario Hermoso, Stefan Savic, Reinildo; De Paul, Koke, Thomas Lemar; Antoine Griezmann, Álvaro Morata, and Ángel Correa.

Back to top button