Reali fiton dhe e shton presionin mbi Atletico Madridin

 

Real Madridi ka shënuar fitore në ballafaqim me Osasunën të cilën e mposhti me rezultat 2-0 në ndeshjen e zhvilluar të shtunën.

Kjo sfidë ishte e vlefshme për xhiron e 34 të La Ligas dhe kështu lufta për titull në kampionatin spanjoll vazhdon të mbetet krejtësisht e hapur.

Fitoren e madhe skuadrës së Zinedine Zidane ia siguruan golat e realizuar nga Militao dhe Casemiro.

Pas 34 ndeshjeve, Reali ka mbledhur 74 pikë, dy më pak se Atletico Madridi që është në vendin e parë dhe tri më shumë se Barcelona në vendin e tretë.

Back to top button