Real Madrid dhe Kilyan Mbappe është një histori e gjatë, “Los Blancos” që disa vite janë emri kryesor i cili lidhet me transferimin e francezit në “Santiago Bernabeu”.

Paris Saint-Germain bëri me dije se gjatë 12 muajve të fundit bilancet e klubit kanë pësuar një humbje të frikshme për shkak të pandemisë COVID-19, prej plot 204 milionë eurosh dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit parisien janë të detyruar të shesin një nga dy yjet e ekipit për të lehtësuar disi bilancin.

Sipas medias iberike “TodoFichajes.com”, madrilenët janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro plus yllin belg Eden Hazard PSG-së në këmbim të kampionit francez Kylian Mbappe.

Klubi merengues nuk e ka fshehur kurrë interesin për 22-vjeçarin kampion bote me Francën në Botërorin në Rusi të vitit 2018.

Aktualisht Mbappe në transfermarket vlerësohet plot 180 milionë euro.