Real Madridi ka fituar në udhëtim te Interi me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për grupet e Ligës së Kampionëve.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e shtatë dhe ishte Eden Hazard, i cili shënoi për 0-1 nga penalltia

Pas kësaj fitore, Reali e sheh veten në pozitën e dytë me shtatë pikë, ndërsa Interi në pozitën e fundit të grupit me vetëm dy pikë.

Në ndeshjen e radhës, Interi udhëton te Borussia Monchengladbach, ndërsa Reali udhëton te Shakhtar Donetsk.