Reali transferon Bellingham

Klubi i Borussia Dortmundit përmes një komunikate e ka bërë zyrtare transferimin e Jude Bellingham te Real Madridi.

Reali ka arritur marrëveshje të plotë për të nënshkruar me Jude Bellingham nga Borussia Dortmundi.

Gjiganti spanjoll do të paguajë plot 100 milionë euro të sigurta për Bellingham, ndërsa 20 milionë euro të tjera do të jenë në formë të bonuseve.

Reali dëshironte që ta mbyllte marrëveshjen këtë javë. Bellingham do të nënshkruajë një kontratë gjashtë vjeçare me Realin, të vlefshme deri në qershor të vitit 2029. Paga e lojtarit do të jetë rreth 10/12 milionë euro në sezon.

Testet mjekësore janë caktuar, ndërsa tani ka mbetur edhe zyrtarizimi nga Reali.

Back to top button