Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, sot realizoi fluturimin e parë, pas tre muajve ndërprerjeje. Lajmi u bë i ditur nga faqja e Aeroportit në facebook, në të cilën bashkëatdhetarëve iu urua mirëseardhje.

“Eshtë kënaqësi të mirëpresim fluturimin e parë Basel me Air Mediterrenean, fluturim ky që solli udhëtarët e parë me datë 28.06.2020 në ora 00:50 pas më shumë se tre muaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA.”, njoftoi ANP “Adem Jashari”.

Qeveria ditë më parë kishte marrë vendim që sot, më 28 qershor të rihapet Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës./21Media